| IT profesionistët preferojnë më shumë Windows XP sesa Windows 7 |
|
|
|
| E Shtune, 02 Maj 2009 20:48 |
|
Profesionistet e Teknologjise Informative me shume e preferojne sistemin operativ Windows XP sesa ate me te riun Windows 7, thuhet ne nje publikim te kompanise hulumtuese Dimensional Research. Kjo kompani gjate muajit mars ka anketuar me shume se 1100 profesioniste te IT-se dhe 72% e tyre kane thene se me shume i brengos cmimi dhe gjerat tjera qe shkojne me kalimin ne Windows 7 sesa vazhdimi i perkrahjes per sistemin operativ Windows XP. Vetem 28% e te anketuarve jane shprehur ndryshe, pra keta te fundit me shume i ka shqetesuar mbajtja e Windows XP-se sesa kalimi ne windows 7. Keto rezultate pos qe shprehin mosbesimin e madh qe e kane profesionistet e IT-se ndaj ndryshimeve te ketilla, ato shprehin edhe lidhshmerine qe e kane krijuar administratoret e sistemeve me sistemin e vjeteruar operativ Windows XP. Edhepse zyrtarisht nga data 14 Prill sistemi operativ Windows XP ka hyre ne fazen e mbeshtetjes se kufizuar pas 7 viteve e gjysme qe kur u publikua ky sistem operativ, shfrytezuesit afarist edhe me tutje mbeshteten me te madhe ne kete sistem me shume se ne cdo tjeter. Anketa e kompanise Dimensional Research ka treguar poashtu se 97% e te anketuarve kane pohuar se kompanite e tyre e shfrytezojne Window XP si sistem operativ, qe paraqet nje perqindje maksimale qe ka shenuar ndonje sistem operativ ndonjehere. Gjithmone sipas kesaj ankete, 83% e tyre kane kaluar ne Windows 7 drejtperdrejte nga Windows XP duke e anashakaluar keshtu teresisht sistemin operativ Windows Vista. Madje, nje numer jo i vogel i tyre kane thene se kane kaluar ne Windows 7 vetem qe ta anashkalojne Windows Visten. Si perfundim, prognozat e sistemit te ardhshem operativ Windows 7 jane shume me te mira se ato qe ka pasur ndonjehere sistemi operativ Windows Vista. |
| Freskuar se fundi ( E Shtune, 02 Maj 2009 21:10 ) |




