Amazon.com së shpejti prezanton "librat" elektronikë PDF Print E-mail
User Rating: / 3
PoorBest 
E Merkure, 06 Maj 2009 08:33

 

 Kompania Amazon.com se shpejti do te prezantoje nje pajisje te ngjashme me ate Kindle e cila mundeson leximin e librave, revistave dhe gazetave te ndryshme ne monitorin e saj. Ne Kindle, qe kushton rreth 360 dollare amerikane, mund te dowwnloadohen libra dhe materiale tjera te cilat mepastaj mund te lexohen nga shfrytezuesit. Pajijsa mundeson poashtu edhe shenime te ndryshme ne faqe te ndryshme te librave apo gazetave. Dashamiret e revistave dhe gazetave mund te parapaguhen dhe keshtu ne kete pajisje tu shkarkohen automatikisht te gjitha numrat e ri te gazetave te tyre te preferuara. Mirepo versioni i tanishem i Kindles ka monitor me diameter prej vetem 15 centimetrave qe nuk eshte shume i pershtatshem per leximin e gazetave te formateve te medha. Nese pajisja e re do te kete monitor me te madh kjo do te rriste ne mase te madhe numrin e atyre qe me pare do te lexonin librat e tyre ne kete pajisje sesa ne libra te letres. Arsye per kete eshte edhe cmimi shume me i ulet i downloadimi te nje libri sesa blerja e tij. Edhe parapagimi i gazetave dhe revistave ne modelin e tanishem te Kindle eshte dy here me i ulet se cmimi i parapagimit per formatin e shtypur te tyre. Pajisja Kindle ul cmimin e librave dhe revistave per shkak se pjesen me te madhe te cmimit te librit e shkaktojne shpenzimet e shtypshkronjave. Ne anen tjeter Kindle paraqet edhe nje pajisje shume praktike pasi ne nje pajisje te vetme mund te ruhen me mijra libra, sikur te ishte nje biblioteke e vertete.

Freskuar se fundi ( E Merkure, 06 Maj 2009 08:51 )
 
TERMINET E TRANSMETIMIT

About us

Multimedia is a weekly 30 minutes TV Show in the Public Radio Television of Kosovo (RTK), since 2003. The TV Show... Read more