| Apple interesohet për "Twitter" |
|
|
|
| E Merkure, 06 Maj 2009 13:44 |
|
Kompania Apple ka në plan që ta blejë "Twitter" për 700 mlionë dollar amerikan, kjo të paktën sipas Techcrunch e cila referohet në qarqe të informuara mirë. Sipas tyre Apple tashmë ka hyrë në bisedime më serioze më qëllim që të arrijë një marrëveshje deri me datën 8 qershor kur edhe do të fillojë "Worldwide Developers Conference".
Nga muaji shkurt 2008 deri në muajin shkurt 2009 Twitter vetëm në SHBA është rritur për 1382 përqind. Ky shërbim tashmë ka afërsisht 25 milionë anëtar dhe po shënon rritje të vazhdueshme.
Para Apple edhe Facebook kishte shprehur interesim për Twitter duke ofruar 500 milionë dollar, mirëpo nuk është arritur asnjë marrëveshje. Bujë ka bërë edhe oferta nga ana e Google por deri më tani ende asnjëra palë nuk është shprehur rreth kësaj teme.
|
| Freskuar se fundi ( E Enjete, 14 Maj 2009 19:23 ) |




