Microsoft konfirmon SO Windows 7 për vitin 2009 PDF Print E-mail
User Rating: / 13
PoorBest 
E Premte, 15 Maj 2009 15:31

 

 

Microsoft ka konfirmuar që versionin final të sistemit të ri operativ Windows 7 do e përfundojë gjatë këtij viti. Sipas Bill Veghte kjo kompani ka në plan që pasardhësin e Vista's ta nxjerr në treg në kohën e festave të fundvitit.

 

Deri më tani Microsoft si termin zyrtar për lansimin e Windows 7 gjithmonë e ka përmendur një periudhë prej 3 viteve pas daljes në treg të Windows Vista, pra në janar të vitit 2010. Por që një kohë po qarkullojnë fjalë që sistemi i ri operativ nga Microsoft do prezantohet në pjesën e dytë të vitit 2009. Së fundi edhe kompania Acer e ka paralajmëruar një PC me Windows 7 si SO për datën 23 tetor.

 

Nga ky termin i ri do përfitojnë para së gjithash prodhuesit si Hewlett-Packard dhe Acer të cilët ofrojnë kompjuterë për konsumatorin e fundit. 

 

 

 

 


 

Freskuar se fundi ( E Premte, 15 Maj 2009 15:45 )
 
TERMINET E TRANSMETIMIT

About us

Multimedia is a weekly 30 minutes TV Show in the Public Radio Television of Kosovo (RTK), since 2003. The TV Show... Read more