Edhe Lenovo paralajmëron një netbook të ri PDF Print E-mail
User Rating: / 3
PoorBest 
E Enjete, 21 Maj 2009 22:04

 

Lenovo me modelin IdeaPad S10-2 ka paralajmëruar një netbook të ri i cili do jetë i pajisur me një LED-Backlight Ekran të madh 10,1 inç. Varësisht prej versionit ekrani ofron rezolucion 1024 x 600 ose 1280 x 720 pixela.

Edhe pse modeli i ri është pak më i vogël se paraardhësi i tij IdeaPad S10e, ai ka një tastierë më të madhe përmasat e së cilës i përgjigjen gati 90% të një tastiere standarde. 

 

Modeli IdeaPad S10-2 punon me Intel-Atom-Procesor, ka 160 GByte hard-disk ndërsa është në dispozicion edhe një Solid State Drive i madh 32 GByte. Si sitem operativ vjen Windows XP Home. Përkrah Ethernet, Wi-Fi, Bluetooth, ka të integruar një web-kamerë 1.3 mega-pixel dhe tri USB-porte.

 

IdeaPad S10-2 pritet të dal në treg nga fundi i muajit qershor. Çmimet varësisht prej rezolucionit të ekranit fillojnë nga 399 përkatësisht 429 Euro. Nga muaji shtator pritet të dalin në treg edhe versione me UMTS. 

 

 

 

 

 

Freskuar se fundi ( E Enjete, 21 Maj 2009 22:17 )
 
TERMINET E TRANSMETIMIT

About us

Multimedia is a weekly 30 minutes TV Show in the Public Radio Television of Kosovo (RTK), since 2003. The TV Show... Read more