| Nokia prezanton telefon mobil rëshqitës me kamerë 5-Megapixel |
|
|
|
| E Premte, 22 Maj 2009 15:38 |
|
Quad-Band modeli 6600i Slide ofron ekran 2,2 inç të madh, MP3-Player, UKW-Radio, VGA-Kamerë, UMTS dhe Bluetooth. Pritet të dal në treg në pjesën e tretë të vitit me çmim prej afërsisht 240 Euro.
Përndryshe përmasat dhe tiparet tjera i përgjigjen modelit bazik, 9.3 x 4.5 x 1.3 cm ndërsa peshon 110 gram dhe me këtë është ndër telefonat mobil rëshqitës më të vogël të Nokias.
Ekrani 2,2 inç i madh ka një rezolucion prej 240 x 320 pixela, memoria interne prej 20 MByte mund të rritet përmes SD-Kartave deri në 16 GByte. Poashtu ka të përfshirë MP3-Player, UKW-Radio, VGA-Kamerë për video-telefonata, UMTS dhe Bluetooth 2.0. Si sitem operativ vjen Nokia OS S40. Gjithashtu është i instaluar shërbimi Nokia Maps.
Nokia 6600i Slide pritet të nxirret në treg në pjesën e tretë të vitit 2009 në dy ngjyra të ndryshme: ngjyrë hiri dhe të zezë. Çmimi i këtij telefoni mobil do jetë 240 Euro.
|
| Freskuar se fundi ( E Premte, 22 Maj 2009 16:02 ) |




Nokia me modelin 6600i Slide ka prezantuar një variant të ri të telefonit të tyre mobil rëshqitës 6600 Slide, i cili do ofrojë kamerë me rezolucion më të madh. Në vend të kamerës 3,2 megapixelëshe versioni i ri 6600i Slide do jetë i pajisur me një kamerë 5 megapixelëshe.