| Toshiba del në në treg me Business-Laptopë të rinj |
|
|
|
| E Hene, 25 Maj 2009 18:12 |
|
Modeli 15- inçësh Tecra A10-19M punon me Intel-Core-2-Duo procesorin P8700, 3 GByte RAM dhe 320 GByte hard-disk. Përkrah Wi-Fi, Gigabit-Ethernet dhe Bluetooth. Çmimi është 1350 Euro.
Ky model përkrah Wi-Fi (802.11a/g/n), Gigabit-Ethernet, Bluetooth 2.1 me EDR, poashtu ka të integruar një kamerë 1.3 megapikselëshe dhe 3 USB-porte. Përmasat e këtij laptopi janë 36,1 x 26,5 x 3,9 cm ndërsa peshon 2,8 kilogram. Si sistem operativ në përdorim vjen Windows Vista Business Edition.
Toshiba deri më 30 shtator 2009 ofron një "garancion të dyfishtë" për të gjitha A10-modelet, për të cilën konsumatorët duhet të lajmrohen brenda shtatë ditëve pas blerjes së tij. Nëse gjatë vitit të parë ndodh ndonjë defekt teknik i cili mbulohet nga garancioni i prodhuesit, atëherë pajisja jo vetëm që do të riparohet dhe zëvendësohet por gjithashtu do t'i kthehen paratë e blerjes konsumatorit.
Përveç modelit A10, Toshiba poashtu ka prezantuar edhe dy Tecra-M10 modele të reja. Këta laptopë 14- inçësh përdorin procesorët Core-2-Duo nga Inteli T9550 (2,66 GHz), përkatësisht P8600 (2,4 GHz). Këto modele të reja do kushtojnë 1150 (M10-194) dhe 1750 (M10-169).
Poashtu do ketë variante të reja të 15-inç-serisë Satellite Pro L300 dhe S300 si dhe serisë 17-inç Satellite Pro L300. Çmimet për këto modele do sillen nga 550 deri në 800 Euro.
|
| Freskuar se fundi ( E Hene, 25 Maj 2009 18:53 ) |




Toshiba ka zgjeruar serinë Tecra A10 të Business-Laptopëve edhe për një model të ri. Modeli 15- inçësh A10-19M me çmim prej afërsisht 1350 euro vjen me procesorë Core-2-Duo nga Inteli të shpejtë 2,53 GHz të tipit P8700, 3 GByte DDR2-800-RAM dhe hard-disk të madh 320 GByte.