|
Çka është Multimedia?
Multimedia është emision javor gjysëmorësh që transmetohet në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK), që nga viti 2003. Transmetohet çdo të shtunë në orën 18:30 dhe reprizohet të mërkuren në orën 18:00. Ky emision prodhohet nga DCE për RTK.
Çfarë përmban dhe çka trajton Multimedia?
Emisioni trajton temat dhe risitë nga fusha e teknologjise informative, elektronikës, telekomunikacionit dhe teknologjisë multimediale në përgjithësi. Për tematikën që e trajton, Multimedia është emisioni i vetëm i këtij lloji në Kosovë, mbase edhe më gjërë.
Cilat janë arsyet e zgjedhjes së këtyre termineve të transmetimit dhe ritransmetimit të Multimedias?
Numrin më të madh të shikuesve të Multimedias e përbëjnë kryesisht të rinjtë. Dita e shtunë nuk është ditë pune në shkollat fillore, të mesme dhe në shumë universitete. Poashtu, edhe termini I orës 18:30 është shumë I përshtatshëm për transmetimin e Multimedias pasi në atë periudhë kohore shumica e shikuesve tanë potencial gjenden në shtëpi dhe kështu mundësia për ta shikuar Multimedian është më e madhe sesa sikur ky emision të transmetohej në orë më të vona të mbrëmjes.
Edhe termini i ritransmetimit të emisonit është adekuat, pasi në orën 18:00 përfundojnë të gjitha oraret mësimore si dhe ato të punës në Kosovë.
Sa janë të mbuluara ngjarjet vendore në emisionin Multimedia?
Pos mbulimit të ngjarjeve kryesore botërore lidhur me teknologjinë informative dhe multimedian, emisioni ynë ka njoftuar audiencën e vet edhe me aktivitetet e kompanive dhe institucioneve në Kosovë që merren me ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të teknologjisë informative, elektronike, telekomunikuese, multimediale dhe të atyre që ofrojnë arsimime në këto fusha. Kësisoj, ekipi ynë ka përcjellur edhe prezantimet e kompanive të ndryshme botërore, të cilat në bashkëpunim me kompnaitë vendore kanë prezantuar para publikut kosovar produktet dhe shërbimet e tyre më të reja.
Përmes emisionit tonë institucionet e ndryshme arsimore në Kosovë kanë njoftuar shikuesit tanë me pakotë e trajnimeve të ndryshme profesionale nga fusha e IT-së që i ofrojnë në tregun tonë. Të shtojmë, se ne kemi realizuar emisione speciale rreth Panairit të vetëm të Teknologjisë Informative në Kosovë ITTF i cili mbahet tashmë tradicionalisht në Prishtinë.
A është Multimedia emision vetëm për të rinj?
Jo. Multimedia është emision që ndiqet krysisht nga të rinjtë dhe profesionistëvt e profileve të ndryshme të teknologjisë informative, por në kuadër të secilit emision të Multimedias ka edhe materiale interesante për të gjitha grupmoshat.
Ngjarjet botërore te cilat i mbulon Multimedia
Duke iu falënderuar sponzorëve tanë, ekipi ynë ka vizituar shume vende të botës dhe ka raportuar nga ngjarjet më të rëndësishme botërore nga lëmia e teknologjisë informative, si:
* Panairin më të madh në botë për teknologji informative CeBIT që mbahet tradicionalisht në Hannover të Gjermanisë, e të cilin e kemi vizituar rregullisht ( www.cebit.de)
* Degën për Euro-Azi te këtij panairi global që mbahet në Stamboll (www.cebitbilisim.com)
* Panairin e specializuar për teknologji informative SYSTEMS në Munchen të Gjermanisë (www.systems.de)
* Ekspozitën ndërkombëtare të inovacioneve dhe teknologjive të reja në Gjenevë (www.palexpo.ch)
* Institutin më të njohur në botë për kërkime bërthamore CERN, poashtu në Gjenevë (www.cern.ch)
* Qendrën Shkencore dhe Muzeun Teknologjik të Selanikut në Greqi (www.tmth.edu.gr) * Panairin e specializuar të Elektronikës IFA në Berlin (www.ifa-berlin.de)
Vizitat në këto qendra na kanë mundësuar që publikut kosovar t’ua sjellim risitë dhe premierat botërore të pothuajse të gjitha pajisjeve më të popullarizuara teknologjike në emisionin tonë. Cilat janë planet për të ardhmen?
Planet për të ardhmen janë që struktura dhe përmbajtja e emisionit të vazhdojë që të rifreskohet me ide të reja dhe atraktive. Një gjë e tillë varet në pjesë të madhe edhe nga mundësitë buxhetore. Nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve, redaksia e emisionit planifikon më shumë hapësirë për tema vendore nga fusha e IT-së, elektronikës dhe telekomunikacionit. Si pjesë e kësaj parashihen edhe debate ku pjesëmarrës do të ishin personalitete të dalluara të këtyre lëmive në Kosovë. Temat do të ishin të shumta dhe të larmishme, si: zhvillimi i sektorit të telekomunikacionit në Kosovë, modernizimi i sistemit arsimor si rezultat i aplikimit të risive teknologjike, përmirësimi i shërbimeve për qytetarët përmes qeverisjes elektronike (e-government) dhe tema të tjera interesante për opinionin publik të Kosovës. Si cdo herë, edhe për vitin 2009 janë paraparë vizita në panairet e njohura ndërkombëtare të teknologjisë. Ekipi i Multimedias rregullisht ka vizituar dhe ka raportuar nga panairi më I madh në botë për teknologji CeBIT që mbahet rregullisht në Hannover të Gjermanisë. Pos këtij panairi, varësiht nga mudnësitë financiare do shikohen mundësitë e raportimit edhe nga evenimentet tjera ndërkombëtare. Pos ngjarjeve ndërkombëtare, Multimedia edhe këtë vit do të përcjellë ngjarjet vendore, sidomos panairin ndërkomëbtar të Teknologjisë Informative që ka filluar të mbahet në Prishtinë. Multimedia do të mbulojë poashtu edhe vizitat e kompanive të ndryshme botërore të cilat përmes përfaqësuesve të vet në Kosovë organizojnë prezantime të ndryshme të shërbimeve dhe produkteve të veta për tregun kosovar. Ofrimi i programeve të ndryshme trajnuese nga fusha të specializuara të IT-së në Kosovë poashtu do të jenë në focus të emisionit tonë. Vlen të shtohet për fund poashtu se emisioni Multimedia tenton që gjithnjë ta forcoje sa më shumë karakterin interaktiv me shikuesit e vet, përmes rubrikave të vecanta sic mund të jenë lojrat e ndryshme shpërblyese, komunikimi direkt me shikuesit rreth ceshtjeve me interes të vecantë për ata dhe forma tjera të bashkëveprimit. Pos përmbajteve të cekura më lartë, Multimedia do të vazhdojë që edhe më tutje ta informojë audiencën e vet me zhvillimet më të fundit në botë nga fusha e teknologjisë informative, elektronikës, telekomunikacionit dhe multimedias në përgjithësi. Kjo do të arrihet duke vazhduar bashkëpunimin me kolegët tanë ndërkombëtar dhe rrjetet globale të informacionit pjesë e të cilave tash e një kohë të gjatë është edhe emisioni Multimedia.
www.multimedia-ks.com
|