|
Ekipi i emisionit Multimedia ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë vazhdimisht me të gjithë dashamirët e zhvillimeve teknologjike në Kosovë dhe jashtë saj, si:
Ambasadën Gjermane – Prishtinë Zyren Greke – Prishtinë Universitetin Amerikan në Kosovë – AUK DAXA Electronics Smart Bits Power PC Adria Airways BIG IPKO ProNet KosPay Të tjera Bashkëpunimi ndërkombëtar që zhvillon ekipi i Multimedias
Gjatë vizitave tona nëpër evenimente të ndryshme nëpër botë, kemi arritur të krijojmë kontakte me kompani të ndryshme dhe institucione ndërkombëtare të kërkimeve shkencore. Një nga institucionet e tilla prestigjioze në botë është edhe Rrjeti i Insituteve Fraunhoffer, nga ku dalin zbulimet më të reja teknolgjike të cilat mëpastaj zbatohen në industritë elektronike në botë. Nga Fraunhoffer kemi arritur që të sigurojmë për shikuesit tanë filma të ndryshëm shkencorë-teknologjikë të cilët edhe i kemi transmetuar gjatë emisioneve tona. Këta filma të shkurtër janë pritur jashtëzakonisht mirë nga shikuesit tanë. Emisioni ynë bashkëpunon edhe me partnerë të tjerë ndërkombëtar nga të cilët furnizohet me materiale tjera interesante mbi zhvillimet dhe zbulimet më të reja në botën e teknologjisë informative, elektronikës, telekomunikacionit dhe multimedias.
|