|
Struktura e emisionit Multimedia Në tabelën e mëposhtme është e prezantuar struktura aktuale e emisionit Multimedia në RTK, por duhet ta kemi parasysh se ajo është në proces të vazhdueshëm të evoluimit me qëllim të rifreskimit të emisionit në përgjithësi me ide dhe përmbajtje të reja dhe atraktive. | Lajmet | Pjesa e parë dhe kryesore e emisionit Multimedia është ajo e lajmeve mbi zhvillimet më të fundit në industrinë e teknologjisë informative dhe të multimedias në botë. | | Expo | Prezantimi i produkteve më të reja teknologjike si: kompjuterët, llaptopët, telefonat e ri mobil, videokamerat, audio dhe video playerët e ndryshëm dhe pajisje tjera interesante. | | Internet | Prezantimi i dy ose tri faqeve interesante të internetit. | | Intervista | Rubrikë e rezervuar për mysafir të emisionit. | | Docu | Shfaqja e filmave të shkurtë shkencor-teknologjik ose e ndonjë kronike tematike. | | Fun & Games | Një rubrikë shumë e popullarizuar e emisionit tonë është ajo Fun & Games, ku prezantojmë nga një ose dy videolojëra më të reja, si të atyre për PC ashtu edhe të konzolave të njohura si XBOX, Sony Playstation apo Nintendo. |
|