|
E Hene, 25 Maj 2009 18:12 |
|
Modeli 15- inçësh Tecra A10-19M punon me Intel-Core-2-Duo procesorin P8700, 3 GByte RAM dhe 320 GByte hard-disk. Përkrah Wi-Fi, Gigabit-Ethernet dhe Bluetooth. Çmimi është 1350 Euro. Toshiba ka zgjeruar serinë Tecra A10 të Business-Laptopëve edhe për një model të ri. Modeli 15- inçësh A10-19M me çmim prej afërsisht 1350 euro vjen me procesorë Core-2-Duo nga Inteli të shpejtë 2,53 GHz të tipit P8700, 3 GByte DDR2-800-RAM dhe hard-disk të madh 320 GByte.
Ky model përkrah Wi-Fi (802.11a/g/n), Gigabit-Ethernet, Bluetooth 2.1 me EDR, poashtu ka të integruar një kamerë 1.3 megapikselëshe dhe 3 USB-porte. Përmasat e këtij laptopi janë 36,1 x 26,5 x 3,9 cm ndërsa peshon 2,8 kilogram. Si sistem operativ në përdorim vjen Windows Vista Business Edition. Toshiba deri më 30 shtator 2009 ofron një "garancion të dyfishtë" për të gjitha A10-modelet, për të cilën konsumatorët duhet të lajmrohen brenda shtatë ditëve pas blerjes së tij. Nëse gjatë vitit të parë ndodh ndonjë defekt teknik i cili mbulohet nga garancioni i prodhuesit, atëherë pajisja jo vetëm që do të riparohet dhe zëvendësohet por gjithashtu do t'i kthehen paratë e blerjes konsumatorit. Përveç modelit A10, Toshiba poashtu ka prezantuar edhe dy Tecra-M10 modele të reja. Këta laptopë 14- inçësh përdorin procesorët Core-2-Duo nga Inteli T9550 (2,66 GHz), përkatësisht P8600 (2,4 GHz). Këto modele të reja do kushtojnë 1150 (M10-194) dhe 1750 (M10-169). Poashtu do ketë variante të reja të 15-inç-serisë Satellite Pro L300 dhe S300 si dhe serisë 17-inç Satellite Pro L300. Çmimet për këto modele do sillen nga 550 deri në 800 Euro. |
|
Freskuar se fundi ( E Hene, 25 Maj 2009 18:53 )
|
|
|
E Premte, 22 Maj 2009 15:38 |
|
Quad-Band modeli 6600i Slide ofron ekran 2,2 inç të madh, MP3-Player, UKW-Radio, VGA-Kamerë, UMTS dhe Bluetooth. Pritet të dal në treg në pjesën e tretë të vitit me çmim prej afërsisht 240 Euro. Nokia me modelin 6600i Slide ka prezantuar një variant të ri të telefonit të tyre mobil rëshqitës 6600 Slide, i cili do ofrojë kamerë me rezolucion më të madh. Në vend të kamerës 3,2 megapixelëshe versioni i ri 6600i Slide do jetë i pajisur me një kamerë 5 megapixelëshe.
Përndryshe përmasat dhe tiparet tjera i përgjigjen modelit bazik, 9.3 x 4.5 x 1.3 cm ndërsa peshon 110 gram dhe me këtë është ndër telefonat mobil rëshqitës më të vogël të Nokias. Ekrani 2,2 inç i madh ka një rezolucion prej 240 x 320 pixela, memoria interne prej 20 MByte mund të rritet përmes SD-Kartave deri në 16 GByte. Poashtu ka të përfshirë MP3-Player, UKW-Radio, VGA-Kamerë për video-telefonata, UMTS dhe Bluetooth 2.0. Si sitem operativ vjen Nokia OS S40. Gjithashtu është i instaluar shërbimi Nokia Maps. Nokia 6600i Slide pritet të nxirret në treg në pjesën e tretë të vitit 2009 në dy ngjyra të ndryshme: ngjyrë hiri dhe të zezë. Çmimi i këtij telefoni mobil do jetë 240 Euro. |
|
Freskuar se fundi ( E Premte, 22 Maj 2009 16:02 )
|
|
E Enjete, 21 Maj 2009 22:04 |
|

Lenovo me modelin IdeaPad S10-2 ka paralajmëruar një netbook të ri i cili do jetë i pajisur me një LED-Backlight Ekran të madh 10,1 inç. Varësisht prej versionit ekrani ofron rezolucion 1024 x 600 ose 1280 x 720 pixela. Edhe pse modeli i ri është pak më i vogël se paraardhësi i tij IdeaPad S10e, ai ka një tastierë më të madhe përmasat e së cilës i përgjigjen gati 90% të një tastiere standarde. Modeli IdeaPad S10-2 punon me Intel-Atom-Procesor, ka 160 GByte hard-disk ndërsa është në dispozicion edhe një Solid State Drive i madh 32 GByte. Si sitem operativ vjen Windows XP Home. Përkrah Ethernet, Wi-Fi, Bluetooth, ka të integruar një web-kamerë 1.3 mega-pixel dhe tri USB-porte. IdeaPad S10-2 pritet të dal në treg nga fundi i muajit qershor. Çmimet varësisht prej rezolucionit të ekranit fillojnë nga 399 përkatësisht 429 Euro. Nga muaji shtator pritet të dalin në treg edhe versione me UMTS. |
|
Freskuar se fundi ( E Enjete, 21 Maj 2009 22:17 )
|
|
|
E Premte, 15 Maj 2009 15:31 |
|

Microsoft ka konfirmuar që versionin final të sistemit të ri operativ Windows 7 do e përfundojë gjatë këtij viti. Sipas Bill Veghte kjo kompani ka në plan që pasardhësin e Vista's ta nxjerr në treg në kohën e festave të fundvitit. Deri më tani Microsoft si termin zyrtar për lansimin e Windows 7 gjithmonë e ka përmendur një periudhë prej 3 viteve pas daljes në treg të Windows Vista, pra në janar të vitit 2010. Por që një kohë po qarkullojnë fjalë që sistemi i ri operativ nga Microsoft do prezantohet në pjesën e dytë të vitit 2009. Së fundi edhe kompania Acer e ka paralajmëruar një PC me Windows 7 si SO për datën 23 tetor. Nga ky termin i ri do përfitojnë para së gjithash prodhuesit si Hewlett-Packard dhe Acer të cilët ofrojnë kompjuterë për konsumatorin e fundit.
|
|
Freskuar se fundi ( E Premte, 15 Maj 2009 15:45 )
|
|
E Shtune, 09 Maj 2009 10:29 |
|
Aspire One 751 vjen me procesor nga Inteli "Atom Z520", 1 GByte RAM dhe 160 GByte hard-disk. Ekrani ofron një rezolucion prej 1366 x 768 pixela. Ky Mini-Laptop do nxirret në treg nga fundi i muajit Maj me një çmim prej 430 Euro. Acer ka zgjeruar linjën e Netbookëve të saj edhe me një model të ri me ekran 11,6 inç që ofron rezolucion prej 1366 x 768 pixela.
Ky model i ri punon me një Intel-Atom-Procesor Z520 të shpejtë 1,33 GHz, ka në dispozicion 1 GByte DDR2-RAM dhe hard-disk të madh 160 GByte. Pos Wi-Fi dhe Fast-Ethernet ky Netbook përkrah edhe Bluetooth 2.0 me EDR. Gjithashtu ka një web-kamerë të integruar (0.3 mega-pixel), HD-Audio si dhe një Touchpad me Multitouch-Përkrahje. Poashtu janë në dispozicion edhe 3 USB-porte dhe një VGA-dalje. Përmasat e Aspire One 751 janë 28,4 x 21,8 x 3 centimetra dhe peshon 1,35 kilogram. Kohëzgjatja e baterisë është 8,5 orë ndërsa si sistem operativ vjen në përdorim Windows XP Home me Service Pack 3. Ky model pritet të dal në treg nga fundi i muajit Maj në 4 ngjyra të ndryshme (e bardhë, e kaltërt, e kuqe dhe e zezë) me një çmim prej afërsisht 430 Euro. |
|
Freskuar se fundi ( E Shtune, 09 Maj 2009 10:55 )
|
|
|
|
|
|
Page 1 of 10 |